Amerikani kërcënon oficerët me ekskavator për të ndalur arrestimin e djalit të tij

Një burrë nga Vermonti, SHBA, po përballet me akuza pasi policia thotë se ai u përpoq t’i sulmonte ata me makineri derisa ata po arrestonin djalin e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi të martën e kaluar në Hardwick, derisa policia e shtetit po arrestonte 24-vjeçarin Brandon Tallman me akuza për vjedhje dhe sulme nga një incident i mëparshëm.
Policia thotë se prindërit e 24-vjeçarit ishin në shtëpi dhe u përpoqën të ndalonin arrestimin.
Videoja tregon nënën e të dyshuarit, Amy Tallman, 48-vjeçare, duke u përleshur me oficerët Skylar Velazquez dhe Gabe Schrauf.
Aty pastaj policia thotë se babai i burrit, Wayne Tallman, 52 vjeç, hipi në kabinën e një ekskavatori që ishte parkuar në rrugë.
Derisa oficerët ishin fokusuar te Brandon Tallman dhe te nëna e tij në tokë, videoja tregon babain e burrit duke ulur kovën e ekskavatorit dhe duke e tundur atë drejt policisë.
"Wayne vazhdoi të përdorte një ekskavator dhe manovroi në mënyrë të pakujdesshme kovën pranë oficerëve në një përpjekje për t'i penguar ata të arrestonin të dyshuarin", thuhet në raportin e policisë.
Video tregon Schauf-in duke drejtuar armën e tij drejt burrit, por nuk qëllon.
Të tre anëtarët e familjes janë dërguar në mbajtje.
Wayne Tallman tani përballet me akuza duke përfshirë rrezikimin e pamatur dhe sulmin ndaj një zyrtari të mbrojtur.
Amy Tallman është akuzuar për pengimin e një oficeri. /Telegrafi/





































