Një burrë nga Utah i dha lamtumirën e fundit veturës së tij Geo Metro, të cilën e kishte drejtuar për 35 vjet, duke hedhur mbi të një kungull 871 kilogramësh nga një lartësi prej gati 14 kateve.

Banori i Millville, Alan Gebert, tha se Geo Metro 1991 e tij më në fund ndaloi së funksionuari këtë vit, ndaj vendosi ta përcillte me stil – duke e shkatërruar me një kungull gjigant.


Kungulli i Gebert-it, që peshonte 871 kilogramë dhe fitoi çmimin e parë në konkursin e peshimit të Festivalit të Kungujve Gjigant të Jutës, u ngrit në ajër rreth 14 kate lart me një vinç në Hee Haw Farms në Pleasant Grove.

Kungulli u hodh mbi makinën kompakte 35-vjeçare, duke i shembur çatinë në mënyrë spektakolare.

“Është diçka për të cilën kemi folur prej kohësh, unë dhe gruaja ime — që ky do të ishte mënyra më e mirë për ta ‘larguar’. Dhe ndodhi, ndaj ka qenë mjaft argëtuese,” tha Gebert për KSTU-TV. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com