LAJMI I FUNDIT:

Amerikani duke ‘vozitur’ skuterin në gjendje të dehur përfundon në një dyqan

Amerikani duke ‘vozitur’ skuterin në gjendje të dehur përfundon në një dyqan

Një burrë nga Florida i cili pretendohet se ishte i intoksikuar kur po ngiste një skuter të motorizuar brenda një supermarketi, është akuzuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur

Nga policia e Kantonit të Brevard thanë se ata ishin thirrur në një market Walmart në qytetin e Melbourne në paraditen e së dielës pas informatave se një burrë po ngiste një karrocë të blerjeve, duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme nëpër dyqan, duke u përplasur nëpër rafte dhe pothuajse duke i shkelur klientët.


Policët të cilët ishin në skenë thanë se Aaron Gregory sytë i kishte në gjendje të plogësht, vinte era alkool dhe kishte një çantë të hapur në koshin e skuterin ku brenda saj kishte një shishe vodka.
Burri 39 vjeçar u raportua se nuk ishte duke reaguar në momentin e arritjes së policisë, përcjell Telegrafi.

U tha se ai ishte aq i dehur sa që mezi kishte arritur që të qëndronte në këmbë pa u mbështetur diku, dhe se ishte bartur në barelë.

Gregory pastaj u morr dhe u fut në veturën e policisë e që raportohet se kishte refuzuar që ta bënte testin e nivelit të alkoolit.

Gregory u ndalua nga policia dhe u burgos në Burgun e Kantonit Brevard. Një fotografi e Gregory u postua në faqen e Facebook të Zyrës së Sherifit të Kantonit Brevard. /Telegrafi/