LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët zbulojnë sekretin: Ky është ishulli i shkatërruar nga bombat nukleare (Foto/Video)

Amerikanët zbulojnë sekretin: Ky është ishulli i shkatërruar nga bombat nukleare (Foto/Video)

Arkiva Kombëtare për Siguri e Shteteve të Bashkuara, ka deklasifikuar materialet që dikur konsideroheshin si tepër sekrete, lidhur me një sërë testesh me bomba bërthamore të kryera në ishullin Bikini Atoll në Paqësor në vitin 1946, ku shumë ushtarë amerikanë ishin ekspozuar rrezatimit duke mbetur kështu ky ishull i pabanueshëm përgjithmonë, raporton RT.

Një pjesë e madhe e dokumenteve, fotografive dhe video materialet të paedituara lidhur me operacionin “Udhëkryqi” për testet bërthamore, ishin publikuar më 22 korrik, në prag të shënimit të 70-vjetorit të shpërthimit të dytë bërthamor, transmeton Telegrafi.


2

Operacioni “Udhëkryqi” ishte planifikuar si një seri prej tre shpërthimeve bërthamore, që do t’iu lejonte vëzhguesve të studiojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimet bërthamore në det, nënjë afërsi të luftanijeve të ndryshme.

Plaku shpëtimtar, i "palon" huliganet një nga një për toke (Foto/Video, +18)
Lexo po ashtu Plaku shpëtimtar, i "palon" huliganet një nga një për toke (Foto/Video, +18)

Që të gjithë 167 banorët e ishullit BikiniAtyoll, ishin zhvendosur në vendin e pabanuar të quajtur RongerikAtoll, rreth 260 kilometra larg, me të vetmin qëllim për të mos u kthyer më në vendin ku kishin jetuar më parë.

3

Shpërthimi i parë “Test Able” ishte kryer më 1 korrik të viti 1946. Bomba atomike 23 kilotonëshe, e ngjashme me atë që ishte hedhur në Nagasaki të Japonisë më 9 gusht të vitit 1945, kishte shpërthyer 160 metra mbi sipërfaqen e oqeanit.

Nga 11 shtatori tek alienët: 10 teoritë konspirative më të famshme në histori (Foto)
Lexo po ashtu Nga 11 shtatori tek alienët: 10 teoritë konspirative më të famshme në histori (Foto)

Shpërthimi ishte planifikuar të ndodhte në mes të një flote prej 96 anijesh, shumë prej të cilave janë marrë nga gjermanët dhe japonezët, por bomba kishte huq objektivin për 650 metra, dhe kështu ka shkaktuar më pak dëme sesa ishte pritur. Vetëm pesë anije ishin fundosur, derisa pjesa tjetër kishin mbetur të djegura dhe të kontaminuara nga radioaktiviteti.

4

Shpërthimi i dytë i bombës 23 kilotonëshe “Test Baker”, ishte aktivizuar 27 metra nën ujë më 25 korrik. Disa anije të ankoruara shumë afër vendit tëshpërthimit janë zhytur thellë në det. Kurse pjesa tjetër e anijeve ishin djegur dhe dëmtuar rëndë.

Shikoni çfarë ndodh me fëmijët që gjendeshin në pishinë në momentin kur dridhet toka (Video)
Lexo po ashtu Shikoni çfarë ndodh me fëmijët që gjendeshin në pishinë në momentin kur dridhet toka (Video)

Shpërthimi i madh kishte bërë që mijëra ton tëdheut dhe ujit tëngritën në ajër, që pas disa sekondave kishin rënë mbi anijet e ankoruara në ishullin Atoll, duke kontaminuar çdo gjë në një rreze prej shumë kilometrash.

5

Si pasojë e nivelit të lartë të rrezatimit, pasojat ishin aq të mëdha sa që ushtria amerikane u detyrua të anulojë testimin e bombës së tretë, pasi assesi nuk kishin mundur t’i dekontaminojnë anijet për tu përdorur për testim. Marinarët që ishin dërguar të pastrojnë anijet ishin ekspozuar dozave të larta të rrezatimit vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Video shokuese: Luani sulmon foshnjën gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në televizion (Video)
Lexo po ashtu Video shokuese: Luani sulmon foshnjën gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në televizion (Video)

Pas testimit të kryer Baker, një dokument i lëshuar nga shefat e shtabeve të Shteteve të Bashkuara, vë në dukje se “anijet e kontaminuara janë shndërruar në dhoma radioaktive, të cilat do të digjnin gjitha gjallesat në bord me një rrezatim të padukshëm por vdekjeprurës”.

6

Dhe kështu gjatë testimeve janë përdorur disa dhi dhe rreth 200 derra të vendosur në bordin e anijeve, dhe që të gjitha kanë ngordhur pas ekspozimit nga rrezatimi gjatë një muaji të testimit.

Marina amerikane ishte detyruar që të gjitha anijet e përdorura gjatë testimit t’i fundos thellë në det, pasi që edhe mbetjet e tyre do të përhapnin kontaminimin radioaktiv drejt ishullit BikiniAtoll.

E braktisi kur lindi, pas 19 vitesh është në lidhje me të: Nënë e bir shpallin publikisht incestin (Foto/Video)
Lexo po ashtu E braktisi kur lindi, pas 19 vitesh është në lidhje me të: Nënë e bir shpallin publikisht incestin (Foto/Video)

Shtetet e Bashkuara kishin zhvilluar edhe një seri tjetër të testeve bërthamore, që dyshohet se ishte quajtur me emrin e koduar “Sandstone”, ku janë kryer tri shpërthime tjera në vitin 1948, dhe në operacionin tjetër të koduar “Ranger” ku janë kryer pesë shpërthime në Nevada në vitin 1951.

Ishulli BikiniAtoll është sot është i pabanueshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit, pasi nga viti 1946 deri më 1958 ishin kryer 67 teste bërthamore, duke përfshirë edhe bombën e parë me Hidrogjen në vitin 1952. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=D0F6ydvjNSo