SHBA po shqyrton krijimin e një zone të çmilitarizuar midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zona do të monitorohej nga satelitë dhe dronë amerikanë, por nuk do të përfshiheshin trupa tokësore nga NATO - në vend të tyre po konsiderohen vende si Arabia Saudite dhe Bangladeshi.


Asnjë ushtar amerikan nuk do të dislokohet në Ukrainë dhe NATO do të qëndrojë jashtë, për të mos kaluar "vijat e kuqe" të Kremlinit. Në të njëjtën kohë, Kievi do të nënshkruajë marrëveshje bilaterale sigurie me partnerë jashtë kornizës së nenit 5 të NATO-s, shkruan nbcnews.

Një sfidë kyçe është përcaktimi i asaj që do të konsiderohej si shkelje nga Rusia dhe si duhet të jetë reagimi. Një pjesë tjetër e bisedimeve lidhet me Detin e Zi, ku Turqia do të jetë përgjegjëse për sigurimin e kalimit të lirë të anijeve.

Sipas NBC, procesi po drejtohet nga kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Keane, i cili tashmë i ka paraqitur Trumpit katër opsione për marrëveshje sigurie, përfshirë një paketë prej 100 miliardë dollarësh për blerje armësh dhe zhvillim të përbashkët.

Për momentin, plani mbetet vetëm në letër: nuk mund të ecë përpara pa miratimin e presidentëve rus, Vladimir Putinit dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenskyt si dhe shteteve kyçe.

Moska ka paralajmëruar se prania e çdo trupe të huaj në Ukrainë do të konsiderohet si një “objektiv legjitim”. /Telegrafi/