Kamala Harris sapo ka bërë historinë duke u bërë gruaja e parë amerikano-latine. Në krah të saj, burri i saj, Douglas Emhoff gjithashtu ka bërë histori, duke u bërë Zotëria i Dytë i Amerikës.
Emoff do të përdorë llogarinë zyrtare @SecondGentleman duke filluar nga sot, raporton cnn.
“Unë kam një ndjenjë përgjegjësie në rritje. Por e di që nuk do të ishim këtu pa mbështetjen e kaq shumë – familjarëve, miqve dhe më gjerë. Faleminderit që jeni në cepin tonë ndërsa marrim këtë kapitull tjetër”, shkroi ai në llogarinë e Twitterit.
As tomorrow approaches and I prepare to take on the role of @SecondGentleman, I have a growing sense of responsibility. But I know we wouldn't be here without the support of so many—family, friends, and beyond.
Thank you for being in our corner as we take on this next chapter.
— Doug Emhoff (@DouglasEmhoff) January 19, 2021
Emhoff, një avokat i suksesshëm, u martua me Harrisin në vitin 2014 kur po shërbente si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë. Harris është njerka e dy fëmijëve të rritur të Emhoffit, Cole dhe Ella, të cilët me dashuri e quajnë atë “Momala”.
Mbështetja e Emoffit për Harrisin gjatë gjithë viteve ka qenë e dukshme, veçanërisht gjatë kandidimit të Harrisit për presidente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251