LAJMI I FUNDIT:

Ambulanca e ndërtuar para 12-vitesh, punoi veç dy vjet

Ambulanca e ndërtuar para 12-vitesh, punoi veç dy vjet

Në fshatin Kishnarekë të komunës së Drenasit tash e 12 vite është ndërtuar ambulanca, por ka qenë funksionale vetëm dy vjet. Kjo për shkak se stafi mjekësor është larguar nga aty, kurse objekti është shkatërruar nga fshatarët.

Fillimisht gjatë dy viteve të punësuar ishin një mjek dhe dy infermiere. Qendra ishte e pajisur edhe me një barnatore që posedonte barna esenciale, por në komunën e Drenasit e thotë të kundërtën.


Derisa drejtori i shkollës, si dhe nënkryetari i fshatit, Elmi Gara thotë se stafi mjekësor është tërhequr, pasi fshatarët kalonin në qendrën familjare në Komoran për shkak se kjo e fundit ofron më shumë shërbime, por të kundërtën e thotë zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, sipas të cilit, kjo qendër nuk ka funksionuar asnjëherë sepse nuk i kishte plotësuar kushtet tekniko-hapësinore.

“Kjo është ndërtuar diku në vitin 2004 dhe është financuar nga Bashkësia Islame. Është lëshuar një herë në përdorim, mjeku ka ardhur dy herë në javë, dy motra medicionale kanë punuar. Mirëpo, problemi ka qenë se njerëzit e fshatit nuk vinin në ambulancë këtu. Më shumë kanë shkuar në Drenas dhe Komoran, shumë pak ka pasur vizitorë dhe kjo ka qenë arsyeja. Pastaj është tërhequr stafi mjekësor dhe kanë kaluar atje ku edhe është ndërtuar shtëpia e shëndetit në Komoran, që i ka të gjithë repartet, analizat e gjakut dhe barnatoret. Tash kjo ambulancë është demoluar nga disa fëmijë të pandërgjegjshëm dhe kjo tash ka mbetur e tillë. Shpesh herë kryesia e fshatit kanë marrë iniciativë dhe kanë pastruar dhe e kanë rregulluar. Një herë edhe dritaret i kemi rregulluar por përsëri i kanë thyer dhe kanë mbetur në këtë gjendje”, tha Gara.

Drejtori i shkollës, Elmi Gara gjithashtu bëri të ditur për KosovaPress se kjo qendër i ka plotësuar të gjitha kushtet që është dashur t’i ketë, mirëpo tash i tërë objekti është demoluar.

Ai shtoi se Kryetari i Komunës ka premtuar që së shpejti objekti do të rinovohet dhe do të futet prapë në funksion.

“Problemi është se nuk po lejohet edhe stafi mjekësor, megjithëse kryetari i komunës na ka premtuar që shumë shpejt do të rinovohet përsëri dhe do të vjen stafi mjekësor. Po i ka pasur kushtet, mjeku i përgjithshëm ka qenë, edhe dy motra medicionale, barnatore ka pasur, disa barna esenciale që është dashur t’i ketë. Mirëpo ato janë demoluar nga pakujdesia e disa njerëzve. Vetëm dy vite ka funksionuar, kërkesën e kemi bërë por tani kanë punë të rinovojnë përsëri. Përgjigja ka qenë pozitive por ende nuk është marrë një iniciativë e tillë, kërkesat vazhdimisht i kemi bërë, ka premtime por nuk e dimë sa realizohet. Kjo ambulant tash po e shohim që ka një nevojë të madhe për arsye se kemi rreth 460 nxënës, ka raste që sëmuret nxënësi d he kjo është e mirëseardhur të hapet”, tha Gara.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra e ka thënë të kundërtën, pasi që sipas tij, Qendra e Mjekësisë Familjare nuk i ka plotësuar kushtet tekniko-hapësinore.

Përkundër asaj se pranimi teknik i kësaj qendre shendetësore është bërë nga komuna e Drenasit, Dobra thotë se që nga ndërtimi kjo qendër nuk ka qenë funksionale.

Dobra tha se Komuna nuk mund të premtojë saktë së kur do të rinovohet, por gjasat janë që në shtatorit të këtij vitit të fillojnë punimet në mënyrë që në fillim të vitit të ardhshëm të jetë gati objekti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori