LAJMI I FUNDIT:

Ambientalistja dhe ambasadorja e Suedisë me mesazh për fundvit

Ambientalistja dhe ambasadorja e Suedisë me mesazh për fundvit

Kosova të jetë më shumë e angazhuar për ambientin, për krizat klimatike, ndotjen e ajrit dhe për çështjet e tjera ambientale që i prekë të gjithë

Behare Bajraktari


Ambasadorja e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck, është njëra prej diplomateve më aktive për çështje mjedisore në Kosovë.

Ambasadorja-ambientaliste në mesazhin e fund vitit dhënë për fushatën ‘Le të flasim për ajrin’ ka folur për ndotjen e ajrit, për grimcat e imëta që nuk shihen por që janë një vrasës i heshtur.

Znj. Hernmarck tha se: ‘Kjo është një pjesë pse ndotja e ajrit është një vrasës kaq i heshtur dhe ju nuk e vëreni atë dhe se edhe Stokholmi tani është gjithashtu në shkallë të verdhë, pra edhe Stokholmi është i ndotur, pra nuk është që edhe te ne ajri është i pastër. Por në përgjithësi brenda vitit ajri është padyshim më i mire. Por, prapë është i ndotur.

Ambasadorja Hernmarck për BB Green Kosova ndau disa zgjidhje suedeze: ‘Ne kemi ajër të cilësisë së mirë sepse rrymën e marrim nga burime të cilat nuk ndotin ambientin në përgjithësi, si energjia me ujë, dhe energjia nukleare në pjesën më të madhe. Gjithashtu kemi shumë transport publik, njerëzit përdorin biçikleta, nuk i përdorin makinat dhe nuk i ngrohin vet shtëpitë e tyre me çfarëdo që të gjejnë për të djegur, shumica e njerëzve përdorin ngrohjen qendrore të qytetit ose atë gjeotermale, që është shumë e popullarizuar. Pra nuk kemi ndotje nga ngrohja e shtëpive’, tha Hernmarck për fushatën ‘Le të flasim për ajrin’.

Ndërsa në mesazhin e fund vitit ajo adresoi çështjet mjedisore: “I dëshiroj Kosovës një të ardhme stabile dhe të punoj në drejtim të mirëqenies për qytetarët e saj, dhe të jetë pak më shumë e angazhuar për ambientin që është për të gjithë, si për krizat klimatike, ndotjen e ajrit dhe për çështjet e tjera ambientale që i prekë të gjithë”.

“Unë e them shpesh kur flasim për këtë fushatë: çdokush merr frymë, askush nuk mund ta ndaloj frymëmarrjen. Ne të gjithë marrim frymë dhe të gjithë ndikohemi nga kjo. Pra kjo është një çështje nga e cila ndikohemi të gjithë dhe ndikon në shëndetin e të gjithëve si të fëmijët dhe të moshuarit. Kjo është një çështje që duhet t’i bashkoj njerëzit në Kosovë që të kërkojnë ndryshime”.

Znj. Karin Hernmarck zgjodhi për fushatën ‘Le të flasim për ajrin’ të ndajë përvoja interesante nga Suedia dhe përkushtimin ndaj ambientit duke pirë çaj në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë ku janë të vendosura shtëpizat e bukura ku mblidhen qytetarët për t’i shijuar ditët e ftohta me verë të nxehtë në ‘Verë N’Dimër’ nën dritat dhe dekorimet festive.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori