Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, thotë se përplasja e Hamasit me shtetin izraelit ka sjellë ditë shumë të vështirë dhe ngarkesë të madhe emocionale.
Në një lidhje direkte nga Tel Avivi ambasadorja Kumbe shprehet se pothuajse në të gjitha misionet diplomatike, ka prevaluar misioni humanitar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët janë gjendur në territorin e Izraelit.
Pyetje: Si është situata dhe si po ndikon kjo në punën tuaj në këtë ditë të vështirë për të gjithë Izraelin?
Meri Kumbe: Janë ditë të vështira, ka shumë ngarkesë emocionale, ka shumë siklete njerëzore. Përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Padyshim që ka shumë vështirësi sepese ambasadat në punën e tyre të përditshme janë në komunikim të vazhdueshëm më strukturat e shtetit ku ato ndodhen dhe në këto momente, kjo është një sfidë më vehte për të çuar punët përpara, por që nga dita e shtunë, pothuajse në të gjitha misionet diplomatike, ka prevaluar misioni humanitar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët janë gjendur në territorin e Izraelit.
Ambasadorja Meri Kumbe nuk ka një shifër konkrete për numrin e shqiptarëve në Izrael, por thotë se ajo që dihet saktësisht është numri i komunitetit shqiptaro-hebre që janë rreth 630 persona.
Pyetje: A ka shqiptarë të prekur nga sulmet?
Meri Kumbe: Deri tani jo. Nuk kem pasur asnjë raportim të tillë. Kryesisht shqiptarët ndodhen në qendër të Izraelit, kurse komuniteti shqiptaro-hebre në qendër të Izraelit dhe kryesisht në veri të vendit, flas për numrat më të mëdha të komunitetit. Padyshim pastaj që ka edhe shqiptarë në Jeruzalem që jetojnë dhe punojnë aty.
Pyetje: Sa shqiptarë afërsisht ka në Izraal dhe sa prej tyre kanë dashur që të riatdhesohen në këto momente?
Meri Kumbe: Është pyetje shumë e vështirë. Ajo që dimë saktësisht është numri i komunitetit shqiptaro-hebre që janë rreth 630 persona dhe në Izrael kemi rreth 50 emigrantë. Pjesa tjetër, nxënës janë vetëm 10, ndërsa studentë deri tani kemi identifikuar 5 deri në 6 prej tyre, të cilët janë riatdhesuar. Kanë ardhur në Shqipëri. Sa i takon numrit të turistëve të cilët janë ndodhur në Izrael në momentet e sulmit dhe janë kthyer në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre janë kthyer dhe sot besoj janë larguar nga Izraeli. Të paktën 3 qytetarët e fundit që kemi pasur kontakt dhe i kemi asistuar në kthimin drejt Shqipërisë, pjesa tjetër ndodhen në Izrael. Komuniteti shqiptaro-hebre, deri tani, përveç komunikimeve të shpeshta që kemi pasur në aspektin njerëzor për të pyetur njëri-tjetrin si jemi, deri tani nuk ka pasur kërkesa, por një numër shumë i vogël, kryesisht të moshuar ose nëna me fëmijë të vegjël, por e kam të pamundur për t’u shprehur me shifra të sakta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DPHM: Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, me shi dhe erë të fortë

Mickoski: Fitër Bajrami na mësoi solidaritetin, ndaj të mos harrojmë të varfërit dhe jetimët

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler