LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja gjermane: Në mënyrë aktive po përgatitet korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja gjermane: Në mënyrë aktive po përgatitet korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Ballafaqimi i përbashkët me Covid-19 dhe zgjerimi i përgatitjes së kornizës për negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut janë prioritetet kryesore të Presidencës gjermane me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2020, të paraqitur sot në seancën e 79-të të Qeverisë nga Ambasadorja gjermane në vend, Anke Holstein, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që një pjesë e veçantë e programit t’i kushtohet politikës së zgjerimit të BE-së me një perspektivë të besueshme të pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor si një interes i përbashkët si për rajonin ashtu edhe për BE-në. Në këtë drejtim, korniza e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po përgatitet në mënyrë aktive, duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit, ndërsa sipas Gjermanisë, korniza e negociatave nuk duhet të komplikohet nga çështje bilaterale që mbeten për t’u zgjidhur midis vendeve në fjalë”, theksoi ambasadorja gjermane në vend.

Kryeministri Oliver Spasovski theksoi faktin që një ditë pasi Gjermania mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, u njoftua korniza e negociatave të BE-së me vendin tonë, ndërsa me këtë tregoi se ky vend vazhdimisht po bën hapa të mëdhenj dhe merr vendime kryesore.

“Ne presim dhe besojmë se deri në fund të presidencës suaj me Këshillin e Bashkimit Evropian do të mbahet Konferenca e parë ddërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, dhe në këtë drejtim, inkurajon dhe deklarata e Kancelares Merkel se ky është qëllimi i Gjermanisë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori