LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja franceze: Macron nuk është shprehur kurrë kundër Shqipërisë

Ambasadorja franceze: Macron nuk është shprehur kurrë kundër Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac, ka folur së fundmi për çështjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë.

Ajo ritheksoi fjalët e presidentit Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre është e hapur, por që interpretimet e deklaratave të tij nuk janë të sakta. Për sa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur.

“Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re. Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Shqipërisë. Ka thjesht disa disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Franca mendon se duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Dera është e hapur. Mirëpo duhet që së pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Evropës”, tha Vasac.

Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin
Lexo po ashtu Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin

Ndërsa, Macron kishte thënë se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut. Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, ishte shprehur Macron duke thënë se vlerësonte progresin e deritanishëm të dy vendeve. /Lapsi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori