LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja finlandeze: Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, kusht për liberalizmin e vizave

Ambasadorja finlandeze: Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, kusht për liberalizmin e vizave

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës tha se  është tejet e rëndësishme që institucionet e shtetit të Kosovës janë zotuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sipas saj, Kosova mund të ecë përpara në agjendën e saj evropiane në fuqizimin e shtetit ligjor.


“Ka qenë kënaqësi të takohem me ministrin e ri të drejtësisë, i cili është i përkushtuar në fuqizimin e shtetit ligjor. Sundimi i shtetit ligjor nënkupton angazhim aktiv jo vetëm të vendimmarrësve, por edhe nga gjithë qytetarët. Inkurajoj Kosovën që të vazhdojë me reforma. Kosova ka legjislacion modern, por që duhet të zbatohet”, tha ajo.

Duke folur rreth liberalizimit të vizave, ambasadorja finlandeze tha se Kosova dhe BE janë pajtuar rreth kushteve për liberalizimin e vizave.

“Tash është në duart e Kosovës që të kryejë pjesën e vet. Janë dy kushte: Ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe çështja e zgjidhjes së lëndëve në gjykata për të parandaluar korrupsionin. Kosova duhet t’i plotësojë këto kushte”, tha ambasadorja Huhtamaki.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori