LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori tregon fjalët që mbretëresha Elisabeth II i tha për Shqipërinë

Ambasadori tregon fjalët që mbretëresha Elisabeth II i tha për Shqipërinë

Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko në një intervistë për Euronews Albania tregoi bisedën e fundit me mbretëreshën Elisabeth II, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Qirko tha se mbretëresha Elisabeth II, gjatë takimit i tha se Shqipëria po zhvillohet me rritme të shpejta dhe se është e sigurt që shumë shpejt do t’i bashkohet BE-së.


“Bëri një vlerësim të veçantë për arritjet e vendit tonë në 30 vitet e fundit. Më tha: ambasador Londra që shikoni sot është zhvilluar në qindra vite kur se për një kohë kaq të shkurtër kemi arritur shumë. Jam e sigurt që shpejt do i bashkoheni BE-së”, tha ambasadori.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike.

Elizabeth II ishte edhe mbretëresha më jetëgjatë e një vendi. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj. /Euronews Albania/