LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus në Tiranë: Nuk jemi përgjegjës për ecurinë e ngadaltë të dialogut Prishtinë-Beograd

Ambasadori rus në Tiranë: Nuk jemi përgjegjës për ecurinë e ngadaltë të dialogut Prishtinë-Beograd

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, ka folur në emisionin “Kapital”, me Aleksander Furxhin në Vizion Plus.

I pyetur të komentojnë zërat se Rusia është e interesuar për të shtuar ndikimin në rajon e se po nxit rrymat anti-BE, ai tha se “Ballkani mbetet rajon të cilin Perëndimi për arsye të panjohura e sheh si një fushë veprimesh provokuese të Rusisë”.


“Si rezultat, çdo përpjekje e Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie normale me vendet ballkanike bëhet menjëherë objekt i një shqetësimi jashtëzakonisht të madh të politikanëve perëndimorë, të cilët dalin pastaj me reagime jo të shëndetshme dhe madje me shfaqje rusofobie të mirëfilltë. Është për të ardhur keq se në rajon, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, është ngritur një valë spekulimesh rreth të ashtuquajturit kërcënim rus që duket si një fushatë e parapërgatitur, që synon diskreditimin e vendit tonë në sytë e atyre që ushqejnë simpati për të”, ka thënë ai.

Ai reagon ndaj, siç thotë, akuzave të pabaza për implikimin e Rusisë në atentatin ndaj kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq, për “dorën e Moskës” në destabilizimin e situatës në Maqedoni dhe për përgjegjësinë e Rusisë për ecurinë e ngadaltë të dialogut Beograd-Prishtinë.

“Për më tepër, tashmë kanë filluar t’i frikësojnë qytetarët shqiptarë me hakerët rusë të cilët gjoja po përgatiten për të ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Mendoj se kjo është fare qesharake”, shtoi ai. “Perëndimi duhet të ndërpresë përdorimin e Ballkanit në lojërat e tij gjeopolitike dhe të heq dorë nga ideologjia e natocentrizmit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori