LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Rohde për parkun diellor të ProCredit Bank: Kosova ka nevojë për tranzicion energjetik

Ambasadori Rohde për parkun diellor të ProCredit Bank: Kosova ka nevojë për tranzicion energjetik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar parkun diellor të ProCredit Bank me kapacitet prej 3MW.

Rohde më anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një shembull i shkëlqyer dhe se Kosova së bashku me Gjermaninë kanë nevojë për tranzicion energjetik.


“Urime Eriola Bibolli/ProCredit Bank për inaugurimin e parkut diellor prej 3MW. Moment historik dhe një shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur në industrinë e Kosovës. Gjermania dhe Kosova kanë nevojë për tranzicionin e energjisë, nuk ka rrugëdalje. Së bashku drejt neutralitetit klimatik”, ka shkruar Rohde. /Telegrafi/