Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se volumi i shkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje.
Minxhozi tha se për gjashtëmujorin e parë të këtij viti Shqipëria ka eksportuar 106 milionë euro mallra në Kosovë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritje prej 30 për qind.
Edhe Kosova ka rritur eksportet në Shqipëri me 10 për qind pasi për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka eksportuar drejt shtetit amë mallra në vlerë prej 31 milionë euro.
Të dhënat e Dhomës së Tregtisë së Tiranës që deklarojë se për gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 numri i bizneseve shqiptare që kanë eksportuar drejt Kosovës nuk e kalon shifrën e 800 subjekteve tregtare, Minxhozi thotë se është e parëndësishme kur shihet se tendenca e shkëmbimit të mallrave ka tendenca pozitive.
“E thënë në shifra reale Shqipëria ka eksportuar 106 milionë euro mallra dhe Kosova ka eksportuar 31 milionë euro mallra. E krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar del që Shqipëria ka eksportuar 30 për qind më tepër dhe Kosova 10% më tepër. Këto janë të dhëna zyrtare dhe nuk janë të dhëna nga apetite të ndryshme….Unë po marr totalin e volumit të shkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, kjo është më e saktë. Nuk ka rëndësi a janë 800, a janë 700, a janë 600 sepse mund të ketë nga ato për shembull që janë edhe fiktive që nuk kanë bërë një aktivitet në Kosovë para 10 vjetësh dhe sot nuk ekzistojnë në letra quhen organizma ekonomikë që funksionojnë ose e njëjta gjë me ato nga Kosova në Shqipëri, nuk do të hyj në lojën e shifrave të kompanive që janë por do të them që tendenca është në rritje, kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Minxhozi në një intervistë për KosovaPress.
Në lidhje me barrierat ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, ai deklaroi se nga viti në vit janë bërë përmirësime, por disa prej tyre ka nevojë për ndërhyrje ligjore dhe t’i nënshtrohen studimeve.
Për pagesën e skanerit, ambasadori Minxhozi tha se është në shqyrtim mundësia që të hiqet pagesa për mallrat që janë transit në Shqipëri, ndërsa nuk e sheh si shumë shqetësuese taksën e Rrugës së Kombit, pasi sipas tij, varësisht nga shpeshtësia e lëvizjes, kompanitë përfitojnë ulje.
Një tjetër çështje është edhe ajo e certifikatave fitosanitare. Një biznesi nga Kosova i kushton një certifikatë e tillë në Shqipëri 15 euro, por për eksportin e disa artikujve ushqimorë njëherësh kostoja rritet.
Bizneset e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar që certifikata fitosanitare e Kosovës të njihet edhe në Shqipëri. Por, sipas tij ato janë reduktuar dukshëm, por po punohet që të zvogëlohet akoma edhe më shumë numri i tyre.
“Nuk është një certifikatë janë disa certifikata. Ka të bëjë me institucionet e ndryshme se të ishte një po e hiqnim, por janë me dhjetëra certifikata dhe nga muaji në muaj një pjesë dërrmuese e tyre vazhdojnë të njihen nga të dy anët tona. Këtu nuk do të sakrifikoj burokracinë që kanë, por duke u rritur volumi, duke u rritur gjithë këto d.m.th dalin si ato kërpudhat. Duhet me gjithë mend që edhe këto të shikohen për t’i zvogëluar. Po të shikojmë ne si kanë qenë para dy vitesh numri i tyre është reduktuar në mënyrë të dukshme”, deklaroi Minxhozi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre