LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba, i dorëzon Letrat Kredenciale presidentit të Hungarisë

Ambasadori i Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba, i dorëzon Letrat Kredenciale presidentit të Hungarisë
Budapest, 2019. február 4. Shpend Kallaba, a Koszovói Köztársaság új budapesti nagykövete (b) átadja megbízólevelét Áder János köztársasági elnöknek a Sándor-palotában 2019. február 4-én. MTI/Koszticsák Szilárd

Gjatë një ceremonie protokollare në pallatin presidencial, ambasadori Republikës së Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Hungarisë, János Áder.

Me këtë rast, Ambasadori Kallaba e ka falënderuar Presidentin Áder për përkushtimin e tij si dhe për ndihmën e vazhdueshme, që populli dhe shteti hungarez i ka dhënë shtet-ndërtimit të Kosovës, duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve në mes dy vendeve.


Nga ana e tij, presidenti i Hungarisë i ka uruar mirëseardhje Ambasadorit Kallaba në mandatin e tij diplomatik.

Në vazhdim, Kallaba e njoftoi presidentin Áder lidhur me përpjekjet e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës euro-atlantike, me theks të veçantë mbi përkushtimin e Kosovës, që të jetë faktor stabiliteti dhe kontribuues i paqes në rajon.

Më pas, Ambasadori Kallaba kërkoi, që Hungaria të mbetet përkrahëse e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave në raport me BE-në, si dhe në shfrytëzimin e kapaciteteve dhe përvojave hungareze në investimet e huaja direkte në Kosovë.

Ambasadori Kallaba kërkoi, gjithashtu, mbështetjen e Hungarisë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e me theks të veçantë në organizatat nga fusha e sigurisë, siç është ajo e INTERPOL-it, gjë që do të kontribuonte në parandalimin e dukurive negative.

Në këtë kontekst, u theksua se fokusi duhet të mbetet tek bashkëpunimi në sferën ekonomike-tregtare dhe në shfrytëzimin e nismave dhe ngjarjeve ndërkombëtare, që do të ndodhin në Budapest, si mundësi për t’u shfrytëzuar në të mirë të Kosovës.

Pas prezantimit të Letrave Kredenciale në Pallatin Sándor, Ambasadori Kallaba me një ceremoni formale të Gardës së Nderit, vendosi kurora lulesh tek Monumenti i Dëshmorëve në Sheshin e Heronjve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori