LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Izraelit në Tiranë: Zyrtarisht, Kosovën e njohim në javët e ardhshme – së shpejti hapim edhe ambasadën në Prishtinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë: Zyrtarisht, Kosovën e njohim në javët e ardhshme – së shpejti hapim edhe ambasadën në Prishtinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka folur për herë të parë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ku Izraeli ishte një nga temat në marrëveshje.

“Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë pozitive, pasi mund të zgjidh probleme që ekzistojnë në Ballkan prej shumë vitesh. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim atë. Fakti që Izraeli është pjesë e saj është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne, sepse të dy vendet, Kosova dhe Serbia, premtuan, ndoshta dhe firmosën që Ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në rastin e Kosovës do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem dhe për ne është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, ka thënë ai në një intervistë për Vizion Plus.


I pyetur se kur pritet të ndodh njohja zyrtare mes Izraelit dhe Kosovës, ai theksoi se ajo duhet të ndodh në javët e ardhshme.

“Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë”, tha ai.

Diplomati izraelit në Shqipëri gjatë kësaj interviste potencoi se brenda një kohe të shkurtër Izraeli do të hap ambasadën në Prishtinë, por sipas tij që nuk do të ndodh menjëherë pas njohjes, për shkak të procedurave të Ministrisë së Jashtme.

I pyetur rreth asaj se nëse Ambasada e Tiranës mund të mbulojë dhe Kosovën deri në atë kohë, ai nuk e përjashton një opsion të tillë, madje e cilëson mesë të logjikshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori