LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Izraelit në Serbi: Vuçiqit nuk i pëlqeu, por njohja e Kosovës është çështje e kryer

Ambasadori i Izraelit në Serbi: Vuçiqit nuk i pëlqeu, por njohja e Kosovës është çështje e kryer

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator dhe nuk ka më ndonjë pikëpyetje për këtë.

Vilan këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë për televizionin serb N1, duke shtuar se Izraeli e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

“Nuk ka asnjë pikëpyetje nëse Izraeli do ta njohë apo jo Kosovën, sepse Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator dhe tani ne duhet të shohim se si të mos lejojmë që kjo të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael. Izraeli nuk nënshkroi asgjë në Washington, ne nuk ishim pjesë e atij takimi. Një marrëveshje u nënshkrua midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk ka qenë i lumtur me këtë njohje, por sipas tij ky është vendim i Izraelit.

“Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Është nënshkruar marrëveshja, dhe nuk është një gjë që unë apo Vuçiqi mund ta ndërrojmë. Ne duhet të punojmë në përparimin e marrëdhënieve e të mos merremi shumë me diçka që është kryer para dy javë e gjysmë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori