LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian i uron mirëseardhje homologut gjerman: Na presin shumë punë, të nisim nga liberalizimi i vizave për Kosovën

Ambasadori italian i uron mirëseardhje homologut gjerman: Na presin shumë punë, të nisim nga liberalizimi i vizave për Kosovën

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, homologut të tij gjerman, Jorn Rohde duke i thënë se i presin shumë punë, duke propozuar që të nisin duke punuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Mirëserdhe në Kosovë, i dashur koleg, mezi po pres që të punojmë shumë me ju për të vazhduar marrëdhënien e shkëlqyeshme që e kemi ndërtuar me ish-ambasadorin, Christian Heldt. Si partnerët më të mëdhenj ekonomik dhe të sigurisë, Europa ka shumë punë për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, duke nisur nga liberalizimi i vizave”, shkruan Orlando.


Ambasadori i ri gjerman, Jorn Rohde ka arritur sot së bashku me bashkëshorten e tij, Sonia Lapointe në Kosovë për të marrë detyrën.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes Twitter-it, ku falënderoi po ashtu ish-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt për mikpritjen.

Ambasadori i ri gjerman arrin në Prishtinë, sot merr detyrën
Lexo po ashtu Ambasadori i ri gjerman arrin në Prishtinë, sot merr detyrën

“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur, unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe arritëm në Kosovë. Sot do të marrë kredencialet e mia. E falënderoj ish-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt për këtë mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj të ju takoj të gjithë juve këtu shumë shpejt”, shkruan Rohde.

Ndryshe, ditë më parë, tashmë ish-ambasadori gjerman Christian Heldt, ka përfunduar mandatin e tij si ambasador në Kosovë.

Para largimit nga Kosova, diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që nuk do të mund të përshëndetet personalisht shkaku i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/