LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Gjermanisë: E rëndësishme që deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin

Ambasadori i Gjermanisë: E rëndësishme që deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde thotë se është e rëndësishme që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në votimin për presidentin.

Ambasadori Rohde përmes një postimi në sTwitter ka thënë se proceset demokratike nuk është rruga që çon përpara.


Deklarata e rëndësishme nga ushtruesi i detyrës së presidentit Glauk Konjufca. E rëndësishme që të gjithë deputetët të marrin pjesë në votimin e presidentit duke bojkotuar procese demokratike nuk është rruga që na çon përpara”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është e rëndësishme që deputetët të marrin pjesë në seancën kur edhe do të votohet presidenti.

Ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës është mbledhur edhe Kryesia ku do të vendosin për seancës e presidentit.

Ndërsa,  pritet që do të mbahet sonte në ora 18:00. /Telegrafi/