LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman uron qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri

Ambasadori gjerman uron qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka uruar kosovarët me rastin e festës së ndërrimit të motmotit.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se shpreson që një dozë të madhe të asaj që pa në Berlin, ta sheh edhe në Kosovë.


“Pas zhurmave të mëdha në këtë të natë, shëtitja për Vitin e Ri në Potsdam afër Berlinit: qielli i pastër, rreze dielli dhe parku i bukur i Sans Soucit, literalisht “pa asnjë shqetësim”. I dëshiroj edhe Kosovës të ketë një dozë të madhe të kësaj në vitin 2020, dhe që kjo dekadë e re të jenë të njëzetat e arta për të gjithë miqtë atje”, shkruan diplomati gjerman, krahas një fotografie të postuar gjatë shëtitjes së tij në Potsdam.