LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Pak më shumë se një vit, vendi i tij është bërë anëtarë i aleancës më të fortë ushtarake në bot, NATO, por ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova do të jetë pjesë e aleancës euroatlantike.

Nissinen ka thënë se Finlanda do të përkrahë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në këndvështrimin afatgjatë mendoj që kjo sigurisht do të ndodhë dhe kjo është nënvizuar vazhdimisht nga liderët e mi politik. Finlanda do të përkrahë të gjitha aspiratat ndërkombëtare që Kosova ka, dhe kjo përfshinë anëtarësimin në organizata të ndryshme. Besoj që kjo do të bëhet realitet një ditë, por e kam të pamundur të jap kohor. Por në aspektin afatgjatë, kam shumë besim që kjo do të ndodhë”, ka thënë Nissinen në Tëvë 1.


Finlanda u bë anëtare e NATO-s më 4 prill të vitit 2023. Ky shtet aplikoi për anëtarësim pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ndryshe Kosova ka synim anëtarësimin në këtë organizatë, por ende nuk është anëtarësuar me të drejta të plota në Partneritetin për Paqe.

Por gjatë këtij viti, Kosova ka bërë një përparim në këtë organizata. Nga vëzhgues parlamentar është pranohet si shtet anëtar i asociuar.

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori