LAJMI I FUNDIT:

​Ambasadori britanik viziton ATK-në

​Ambasadori britanik viziton ATK-në

Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) e ka vizituar sot ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai është pritur në takim nga drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj.

Sipas komunikatës për media nga ATK, thuhet se qëllimi i vizitës së ambasadorit Abbott ishte ritheksimi i mbështetjes nga ana e shtetit britanik.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte ritheksimi i mbështetjes nga ana e shtetit Britanik, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm më fokus në zhvillimin profesional të hetimeve tatimore, në të cilën pjesë në vazhdimësi ATK ka pasur përkrahje, si në avancimin e ekspertizave po ashtu edhe me ofrimin e pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre. Ndër të tjera, ambasadori Abbott uroi edhe njëherë drejtorin Murtezaj për rikthimin e tij në ATK, si dhe shprehi gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes aty ku kanë mbetur, në zhvillimin e projekteve për institucionin”, thuhet në komunikatën për media.