LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për hapjen e Qendrës për Siguri Kibernetike

Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për hapjen e Qendrës për Siguri Kibernetike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, morën pjesë në inaugurimin e Qendrës Shtetërore të Trajnimit të Sigurisë Kibernetike.

Ky event shënon një hap të madh përpara në përpjekjet e Kosovës për të rritur sigurinë kibernetike dhe të përgatitur vendin për sfidat e shekullit 21.

Ambasador Hargreaves falënderoi dhe përgëzoi ministrin Maqedonci për këtë iniciativë, të cilën e vlerësoi si një zhvillim të rëndësishëm në ngritjen e nivelit të sigurisë kombëtare të Kosovës në hapësirën kibernetike.


“Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, dua të shpreh krenarinë për mbështetjen që jemi në gjendje të ofrojmë në zhvillimin e kurrikulës së Trajnimit për këtë Qendër. Mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin dhe të ndihmoj në forcimin e sigurisë së Kosovës kibernetike, si në vend, ashtu edhe në rajon,” deklaroi Ambasadori Hargreaves.

Inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese, moment i rëndësishëm drejt një hapësire më të sigurt kibernetike
Lexo po ashtu Inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese, moment i rëndësishëm drejt një hapësire më të sigurt kibernetike

Kryeministri Kurti nënvizoi se inaugurimi i Qendrës Trajnuese është një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të shtetit të Kosovës për të arritur sukses në fushën e sigurisë kibernetike.

Ai e përshkroi hapjen e Qendrës si “një arritje dhe mundësi domethënëse”, që shënon një moment të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe të avancuar në aspektin teknologjik.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një sërë përpjekjesh që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për të fortifikuar infrastrukturën dhe kapacitetet e saj në fushën e sigurisë kibernetike, një fushë që po merr gjithnjë e më shumë prioritet në skenën botërore për shkak të rritjes së kërcënimeve kibernetike ndaj sigurisë kombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të

Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të "parave të krimit" nga karta e kreditit të një shqiptari

Lajme
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Kalo në kategori