LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik ka një mesazh për kosovarët në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit (Video)

Ambasadori britanik ka një mesazh për kosovarët në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit (Video)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka dalë me një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon përkrahje të mirëfilltë prej politikanëve, ligje dhe rregulla të forta, por mbi të gjitha kërkon burra dhe gra të guximshme”, thuhet në mesazhin e ambasadorit O’Connell.


Ai përmes këtij mesazhi i ka përgëzuar të gjithë ata që sipas tij ngritin flamurin kundër korrupsionit./Telegrafi/