LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan: Në Kosovë disa qeveritarë marrin mito, ka ardhur koha të luftohet korrupsioni

Ambasadori amerikan: Në Kosovë disa qeveritarë marrin mito, ka ardhur koha të luftohet korrupsioni

Është hapur sot “Java Kundër Korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.

Natalyia Apostolova, shefe e Zyrës së BE në Kosovë tha se korrupsioni si fenomen e prishë imazhin e Kosovës.

Ajo tha se një pako e ligjeve për luftimin e korrupsionit janë miratuar, por edhe duhet të zbatohen.


“Kemi kërkuar nga autoritetet e Kosovës të marrin veprime të rrepta kundër korrupsionit…”, theksoi ajo.

Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë ka thënë se Kosova ka miratuar 9 ligje dhe reforma në sektorin e drejtësisë, por sipas tij, disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre, e  kjo sipas tij, duhet të stopohet.

“Në Kosovë ka zyrtarë që shpeshherë e vendosin në prioritet çështjen personale para asaj të shoqërisë. Ka ardhur koha që duhet të veprohet në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori Kosnett me mesazh të qartë për Kosovën: Amerika i do zyrtarët e korruptuar në burg (Video)
Lexo po ashtu Ambasadori Kosnett me mesazh të qartë për Kosovën: Amerika i do zyrtarët e korruptuar në burg (Video)

Ambasadori i Britanisë, Ruari  O’Connell ka thënë se në mënyrë që Kosova të jetë një shtet i fortë dhe i sigurt, duhet të luftoj korrupsionin, sikur që luftohet në Britani.

Ai ka shtuar se në sistemin e drejtësisë ka ndërhyrje nga pushtetarët.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi ka thënë se asnjë vend nuk është imun prej korrupsionit, e as Kosova, raporton KP.  “Transparenca është e domosdoshme kur ka fonde publike, siç është sektori i prokurimit. Korrupsioni pengon potencialin ekonomik, shoqëror e politik dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ndodhë…”, theksoi ai.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss ka thënë se korrupsioni ka të bëjë me lakminë që të merren të mirat e shoqërisë. Kjo thjesht sipas tij, e minon të ardhmen e qytetarëve.

“Dëshirojmë që mos të ketë korrupsion dhe parat e qytetarëve mos të shkojnë në xhepat e të korruptuarve. Të prehet korrupsioni, sepse sa më pak korrupsion aq më shumë do të ketë zhvillim ekonomik”, tha ai.

Ambasadori i Francës, Didier Chabert theksoi se Kosova ka miratuar ligjet kyçe për konflikt interesi, andaj Kosova duhet bëhet shembull për luftimin e kësaj të keqe.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori