LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: As pas dy dekadash, askush nuk u dënua për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Ambasadori amerikan në Beograd: As pas dy dekadash, askush nuk u dënua për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, ka rikujtuar faktin se edhe pas gati dy dekadash që nga zbulimi i trupave, askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre.

Bëhet fjalë për tre qytetarët amerikanë, tre vëllezërit Bytyçi, të cilët, siç ka kujtuar ambasadori Scott, u gjendën në një varr masiv me trupat e 75 kosovarëve.


“Në këtë ditë në vitin 2001, në Petrovo Selo u zbulua një varr masiv me trupat e 75 kosovarëve. Ndër të vdekurit ishin tre qytetarë amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Deri më sot, askush nuk është dënuar për këtë vrasje jashtëgjyqësore. #DrejtësipërTëgjithëViktimat”, ka shkruar Scott në Twitter, përcjell Telegrafi.

Vëllai i tre dëshmorëve: Prindërit e mi janë të lënduar në zemër, i dinë vrasësit e fëmijëve, por nuk marrin drejtësi (Video)
Lexo po ashtu Vëllai i tre dëshmorëve: Prindërit e mi janë të lënduar në zemër, i dinë vrasësit e fëmijëve, por nuk marrin drejtësi (Video)

Kanë kaluar gati dy dekada nga vrasja e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi dhe ndaj askujt nuk janë ngritur akuza penale, me gjithë premtimet e qeverisë serbe për të sjellë ekzekutorët e krimit përpara drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh i kanë kërkuar qeverisë serbe të nxjerrë përpara drejtësisë ata që ekzekutuan tre vëllezërit Bytyqi, të cilët u arrestuan në korrik 1999, pas mbarimit të luftës së në Kosovë, kur ishin duke kaluar gabimisht kufirin në Serbi. Ajo që dihet është se megjithë vendimin e një gjykatësi për lirimin e tyre, ata u morën nga një njësi serbe e operacioneve speciale, u ekzekutuan dhe u lanë sipër një varri masiv.

Bytyqi: Kriminelët e përfshirë në vrasjen e vëllezërve të mi, Vuçiqi i futi në Parlamentin e Serbisë (Video)
Lexo po ashtu Bytyqi: Kriminelët e përfshirë në vrasjen e vëllezërve të mi, Vuçiqi i futi në Parlamentin e Serbisë (Video)

Ndryshe, në një intervistë për Telegrafin, Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe ka thënë se vendosja e drejtësisë do të lehtësonte atë, por plaga nuk do të shërohej asnjëherë.

Ai ka thënë se në bazë të njohurive të tij, hetimit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi i ka ardhur fundi dhe se për vrasësit edhe Vuçiqi ka informacion.

Ilir Bytyçi ka shtuar se së bashku më vëllain Fatosin dhe disa kongresistë amerikanë kanë takuar presidentin serb, i cili edhe ka përmendur emrin prej njërit prej vrasësve të vëllezërve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori