LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Ajo që Vuçiq tha për Kosovën ishte interesante

Ambasadori amerikan në Beograd: Ajo që Vuçiq tha për Kosovën ishte interesante

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, duke folur për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës ka thënë se diplomatët duhet të jenë optimistë.

Megjithatë, siç ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, gjendja nuk është e mirë, dialogu nuk po vazhdon dhe se ekziston mosbesimi reciprok.


“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar, qëllimi mbetet i njëjtë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin. Dhe në mënyrë që të ndodhë, të dyja palët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për të parë se si mund të shkohet përpara”, ka thënë Scott.

Shqetësimi i Vuçiqit: Në vitin 2100 në Ballkan do të jenë 9.6 milionë shqiptarë, e veç 4.3 milionë serbë
Lexo po ashtu Shqetësimi i Vuçiqit: Në vitin 2100 në Ballkan do të jenë 9.6 milionë shqiptarë, e veç 4.3 milionë serbë

Ai ka folur edhe rreth seancës së Kuvendit të Serbisë të hënën, duke e vlerësuar si të rëndësishme.

“Debati në parlament ishte e rëndësishëm. Për herë të parë që kur kam qenë këtu, është diskutuar haptazi në Kuvend. Ajo që presidenti serb tha ishte interesante, për tu përballur me të vërtetën e hidhur për Kosovën. Ishte pak trishtuese mungesa e opozitës, dhe kjo është një nga problemet në dialogun politik. Si qeveria ashtu dhe opozita duhet të diskutojnë hapur dallimet politike në mënyrë dinjitoze, dhe një nga ato vende është Parlamenti”, ka theksuar ambasadori amerikan në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori