LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimi i Vuçiqit: Në vitin 2100 në Ballkan do të jenë 9.6 milionë shqiptarë, e veç 4.3 milionë serbë

Shqetësimi i Vuçiqit: Në vitin 2100 në Ballkan do të jenë 9.6 milionë shqiptarë, e veç 4.3 milionë serbë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në seancën e sotme të Parlamentit të Serbisë ku po raporton për Kosovën, ka ngritur edhe një shqetësim tjetër në raport me shqiptarët, duke u brengosur për rënien e natalitetit te serbët dhe rritjen e popullit shqiptar në Ballkan.

Vuçiqi duke ka folur për ndryshimet e strukturës demografike në Ballkan në raport mes shqiptarëve dhe serbëve, tha se në Ballkanin Perëndimor aktualisht jetojnë 7.4 milionë serbë, kurse rreth 4.7 milionë shqiptarë.


Ai ka shprehur shqetësim për rënien e natalitetit në Serbi, duke thënë se pas 80 vitesh në Ballkan do të ketë dyfish më shumë shqiptarë sesa serbë.

“Sipas vlerësimeve të bëra nga OKB-së në vitin 2015, deri në vitin 2050 në Ballkan do të ketë 6.2 milionë serbë, kurse 6 milonë shqiptarë. Ndërsa, deri në vitin 2100 do të ketë vetëm 4.3 milionë serbë, ndërsa shqiptarë do të jenë 9.6 milionë. Për të arritur një shtim pozitiv është e domosdoshme që gratë të lindin së paku nga tre fëmijë”, ka theksuar Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, Vuçiqi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj, siç u shpreh, fuqive evropiane dhe SHBA, për mos formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serb, i cili sipas tij është obligimi i vetëm i shqiptarëve nga marrëveshja e Brukselit.

“Obligimin e vetëm që kishin, nuk e kanë përmbushur, pasi dikush nuk i ka lejuar ta përmbushin. Për këtë, fuqitë evropiane dhe SHBA iu kanë thënë – ju e keni të lejuar të mos e përmbushni”, tha Vuçiq në seancën parlamentare kushtuar Kosovës.

“Sikur dikush nga ne të përmendim Republikën Serbe, thënë në mënyrë metaforike, do të na varnin në Bruksel”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti serb ka deklaruar se udhëheqja aktuale ka arritur të ngris autoritetin dhe fytyrën e Serbisë në botë dhe që sërish të flitet për Kosovën, por ka theksuar se qysh në vitin 2010, gjithçka që ka të bëj me Kosovën, ka marrë fund,

“Mund të kërkojmë dhe të pyesim për ndonjë gjë dhe të luftojmë për më të mirën që mundemi. Kohë më parë ishte samiti në Berlin, ku Macron dhe Merkel janë munduar të bindin shqiptarët që të heqin taksën, por ata kishin mbështetjen e njerëzve më të fuqishëm sesa që janë këta dy liderë evropianë”, ka theksuar Vuçiq.

Ai ka theksuar se gjatë periudhës së bisedimeve, kanë arritur të ruajnë paqen në Kosovë dhe se ka pasur shumë pak të plagosur dhe të vrarë, duke mos llogaritur Oliver Ivanoviqin, që prej se kanë shpallur pavarësinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori