Ambasadori Amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Amerika nuk ndonjë vijë të kuqe kur është fjala rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se çdo zgjidhje e pranuar nga të dyja palët do të mbështetet, e cila mund të zbatohet dhe të jetë e përhershme.
Ndërsa duke folur për rolin e ardhshëm të Philip Reeker, njeriu i sapoemëruar amerikan për Ballkanin, Scott ka thënë se “ai nuk ka ndonjë plan në xhepin e tij”, siç ishte spekuluar në javët e fundit.
“Mund të them atë çfarë e ka thënë presidenti amerikan, se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen për një marrëveshje për normalizimin dhe që në zemër të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë një marrëveshje për njohje reciproke. Por marrëveshja për normalizimin duhet të përfshijë shumë gjëra të tjera: marrëveshjen e marrëdhënieve ekonomike, zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), çështjen e personave të zhdukur, krimet e luftës … Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje, por ne besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të qëndrojë në zemër të marrëveshjes së normalizimit”, ka thënë ndër tjerash Scott.
Ai ka folur edhe rreth vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Çelësi për Beogradin dhe Prishtinën është kthimi në tryezën e negociatave. Kjo duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Disa njerëz luajnë lojëra, kanë taktika, tërheqin disa lëvizje, por qëllimi për Kosovën është të arrijë një marrëveshje dhe e vetmja mënyrë është që të kthehen në tryezën e negociatave. Meqenëse këto tarifa të vëna nga Prishtina kanë penguar vazhdimin e procesit të negociatave, mendojmë se ato duhet të shfuqizohen menjëherë. Ne kërkojmë nga Kosova që të pezullojë ato për një periudhë që lejon vazhdimin e negociatave. Unë shpresoj se ata do të na dëgjojnë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit