LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Ajeti: Meritat për patentë shoferët i kanë të gjitha institucionet kosovare, emocion i veçantë

Ambasadori Ajeti: Meritat për patentë shoferët i kanë të gjitha institucionet kosovare, emocion i veçantë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, vlerëson se njohja e patentë shoferëve të Kosovës është meritë e të gjitha institucioneve kosovare.

“Vërtetë ishte emocion i parë pasi 16 lande na mbështetën dhe para votimit takova disa ministra të 16 landeve dhe aty pata emocionet e para që kjo do të kalojë”.


“Për këtë ditë është punuar shumë nga viti 2018. Institucionet që kanë qenë të përfshira në këtë proces kanë punuar shumë që t’ua lehtësojnë punën qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu. Sot e gëzojmë këtë ditë pas një pune të jashtëzakonshme. Qytetarët do ta kenë më të lehtë jetën dhe punët t’i bëjnë këtu. Meritat pa asnjë diskutim i ka Republika e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë qenë bartës të funksioneve këtu”, tha Ajeti.

Ambasadori Ajeti, tha se kjo njohje mori shumë kohë për shkak të procedurave gjermane, teksa thotë se çfarë do të ndodhë me patentë shoferët e marrë para 1 marsit të vitit 2018.

“Procedurat kanë zgjatur shumë se Gjermania është shtet federal që ka kërkuar punë të jashtëzakonshme dhe kohë”.

“Të gjithë patentat që janë lëshuar nga 1 mars 2018 do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë. Ndërsa të tjerët të lëshuar para kësaj date duhet të paraqiten tek organet kompetente tek landi ku jetojnë dhe ata pyesin institucionet kosovare për vërtetësinë e këtij dokumenti dhe pastaj konvertohen”, tha Ajeti në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori