Interesim të madh për seancën konstituive të legjislaturës së shtatë ka edhe nga ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë.

Prezentë në seancë, përveç ambasadorit të SHBA-së, janë edhe ai i Britanisë së Madhe dhe shumë përfaqësues tjerë diplomatik.


Ndryshe, Raporti i komisionit verifikues për mandate është votuar në Kuvendin e Kosovës me 110 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Dhe më pas, në seancën e sotme janë betuar edhe 110 deputetë të legjislaturës së shtatë.

Kryesuesja e komisionit verifikues për mandate, Albulena Haxhiu tha se sot në seancë janë 111 deputetë, e të tjerë të cilët nuk janë në sallë, mbetet që të betohen në seancën e ardhshme.

Pas kësaj, Glauk Konjufca është zgjedhur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, si dhe janë zgjedhur edhe
Nënkryetarët. /Telegrafi/