LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Gjermane në Prishtinë: Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion për strehimin e të prekurve nga tërmetet në Shqipëri

Ambasada Gjermane në Prishtinë: Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion për strehimin e të prekurve nga tërmetet në Shqipëri

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar pas tërmeteve në Shqipëri ku mbetën të vdekur 31 persona, 657 të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

Ambasada përmes një njoftim për media, bënë të ditur se Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.


“Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit kanë nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues. Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi”, thueht në njoftim.

Sipas njoftimit Qeveria e Republikës së Kosovës menjëherë ka vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim./Telegrafi/