LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Lubjanë pezullon punën me palë për 10 ditë shkaku i COVID-19

Ambasada e Kosovës në Lubjanë pezullon punën me palë për 10 ditë shkaku i COVID-19

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë ka pezulluar punën me palë për 10 ditët e ardhshme për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe masave të marra nga Qeveria e Sllovenisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ambasada.


“Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe kufizimeve e masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë do të pezullojë punën me palë nga data 1 deri më 11 prill 2021”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ata kanë njoftuar se gjatë orarit të punës, Shërbimi Konsullor është i qasshëm përmes telefonit dhe postës elektronike.

“Për raste urgjente, dërgoni një e-mail me një përshkrim të çështjes dhe një shpjegim të arsyeve për trajtim/shqyrtim urgjent të çështjes konsullore në: embassy.slovenia@rks-gov.net ose na kontaktoni përmes numrit të telefononit: 01 541 541 2 apo 031 465 221 dhe ne do t’ju informojmë për opsionet e mëtejshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/