LAJMI I FUNDIT:

Amazon vendos videolojëra në vendet e punës për të rritur motivin e punëtorëve

Amazon vendos videolojëra në vendet e punës për të rritur motivin e punëtorëve

Gjiganti i tregtisë online Amazon, për të rritur motivimin e punonjësve ka futur në përdorim videolojërat.

Sipas Verge, përcjell Telegrafi, kompania planifikon që problemin me motivimin e punëtorëve të cilët punojnë në sektorin e depos, ta zgjidh me lojërat të cilat i ka zhvilluar “Picks In Space”, “Mission Racer” dhe “Castle Crafter”.

Amazon ka vendosur ekrane në vendet e punës për të luajtur lojë, ndërsa synon që ta bëjë punën më pak të mërzitshëm duke krijuar një mjedis të konkurrencës përmes lojërave dhe rritjen e produktivitetit.

Sistemi i lojërave të zhvilluar nga kompania, në pesë depotë e saja në SHBA dhe Britani e Madhe është duke u përdorur në mënyrë aktive.

Aplikimi i lojërave shpesh përdoren nga kompanitë për të rritur produktivitetin në jetën e biznesit. Për shembull, Uber, kishte krijuar një sistem garues që përmbante qëllime të caktuara për shoferët, gjë e cila shkaktoi që shoferët të udhëtojnë me orë të gjata.

Amazon përgatitet të zëvendësoj punëtorët me makina të automatizuara
Lexo po ashtu Amazon përgatitet të zëvendësoj punëtorët me makina të automatizuara

Kohë më parë, Amazon kishte thënë se po nxjerr në pah makina të automatizuara në mënyrë që t’i mbaj larg mijëra punëtorë nga punët e saj. /Telegrafi/