Komisioni Evropian i Konkurrencës ka filluar një hetim formal ndaj Amazonit për të mësuar nëse kompania ka përdorur të dhënat e shitjeve për të fituar një avantazh të padrejtë përballë shitësve të vegjël në platformën e saj “Marketplace”.

Komisioni njoftoi se do të hetojë marrëveshjet e kompanisë si dhe mënyrën sesi Amazon përdor të dhënat për të zgjedhur se cilin shitës duhet ta vendos te “Buy Box”.

“Tregtia online ka rritur konkurrencën, shtuar zgjidhjet dhe ulur çmimet. Ne duhet të sigurohemi që këto avantazhe të mos cenohen nga konkurrenca e pandershme’, tha komisionarja evropiane për Konkurrencën, Margaret Vestager.

Nuk dihet se çfarë ndryshime ka zbatuar Amazon ndaj marrëveshjeve që bën me palët e treta, por tha se do ta apeloj hetimin e autoriteteve evropiane.

Deri më sot, Amazon ka qenë kompania e vetme që i ka shpëtuar gjobave nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/