LAJMI I FUNDIT:

Amazon ndalon dërgimin e produkteve te klientët në Rusi

Amazon ndalon dërgimin e produkteve te klientët në Rusi

Gjiganti amerikan i shitjeve Amazon njofton se ka ndaluar dërgimin e produkteve dhe ka pezulluar shërbimin Prime Video në Rusi.

Sipas Amazonit, përcjell Telegrafi, ky vendim ishte për shkak të “situatës nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë”.


Pezullimi i transportit vlen edhe për Bjellorusinë.

“Ne kemi pezulluar dërgimin e produkteve me pakicë për klientët në Rusi dhe Bjellorusi dhe nuk do të pranojmë më klientë të rinj”, njofton Amazon.

Gjithashtu kompania nuk do të pranoj më porosi për New World, e vetmja video-lojë që u shiste në Rusi.

Amazon i bashkohet një liste të gjatë të kompanive që pezullojnë operacionet e të bërit biznes në Rusi pasi vendosjes së sanksioneve të vendosura nga perëndimi. /Telegrafi/