LAJMI I FUNDIT:

Amanpour: Agresioni në Bosnje e Hercegovinë ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore – jo kjo në Ukrainë

Amanpour: Agresioni në Bosnje e Hercegovinë ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore – jo kjo në Ukrainë

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour me rastin e hapjes së programit të 40-viteve karrierë, ka rikujtuar kohën e luftës në Bosnje e Hercegovinë ka thënë se agresioni në BeH ka qenë agresioni i parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Gazetarja Dana Bash shfaqin videon nga 3 maji i vitit 1994, kur Amanpour pyet presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton për luftën në Bosnje, transmeton Telegrafi.


“A mendoni se përplasja e vazhdueshme e administratës suaj për çështjen e Bosnjës do të krijojë një precedent dhe do t’u japë njerëzve si Kim Jong Sun dhe njerëzve të tjerë të fuqishëm një mundësi për t’ju marrë më pak seriozisht nga sa dëshironi të jeni”, e pati pyetur Amanpour presidentin Clinton.

Ndërkaq gjatë bisedës me Bash, Amanpour theksoi se agresioni në BeH ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Lufta e agresionit serb kundër Bosnjës e Hercegovinës në të 90-at ka qenë lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ukraina nuk është e para, por ndjek të njëjtin parim. Agresioni i një autokrati që dëshiron territor, të pushtojë territor, të kryen krime lufte, kundër njerëzimit dhe në i pamë këto gjëra në shekullin e XX-të me teknologji të avancuar, televizion satelitor në të gjithë botën. Për shumë vite, Perëndimi nuk bëri gjë tjetër veçse hodhi ushqim në Sarajevën e rrethuar dhe ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne”, tha Amanpour.

Ajo theksoi se është e rëndësishme të kujtohet se SHBA-të kanë mbledhur një koalicion që bombardoi pozicionet serbe, jo popullin dhe se brenda 20 ditëve lufta përfundoi pas tre vjet e gjysmë të krimeve kundër njerëzimit në tokën evropiane.

“Atëherë mësova të jem e vërtetë, jo neutrale. Të gjithë u përpoqën të thoshin se të dyja palët ishin njëlloj fajtore, nuk ishin, ashtu siç nuk janë tani Ukraina dhe Rusia”, tha gazetarja e famshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori