Biblioteka “Ernest Koliqi” e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, një vit më parë është pasuruar me një koleksion librash në gjuhën shqipe dhe angleze, të cilat janë një trashëgimi e priftit Andre Nargaj, i cili ka jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Për të realizuar amanetin e tij për t’i sjellë këto libra në një vend ku do të vlerësohen dhe ruhen, atdhetari Haki Dervishi kishte ndërmarrë këtë nismë me shumë besnikëri, i cili po ashtu jeton dhe vepron në SHBA.
Dervishi, i emocionuar, rrëfen se si e vendosi që këtë koleksion librash ta sjellë në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Katedralen e Prishtinës.
Ai shpjegon se At Andre ka qenë një prift i njohur, i cili ka mbajtur meshën e parë në gjuhën shqipe në New York dhe ka qenë mik i ngushtë me Fan Nolin.

“At Andre ka qenë një prift i vjetër, pasi ka qenë i pari i cili ka mbajtur meshën në gjuhën shqipe në New York. Ka qenë mik edhe me Fan Nolin. Jam shumë i emocionuar kur flas me të, pasi mi ka dhënë disa mësime njerëzore dhe shqiptare. Më ka ndihmu me zgjeru horizontin për popullin tonë. E kam pas si obligim për me pru mësimin e tij këtu. Ai ka lënë dhe dorëshkrime, e më duket sikur e dëmtojë kur flas për të”, ka thënë Dervishi.
Ai u shpreh se sa mirë ndihet që ky koleksion librash është vendosur në këtë bibliotekë.
“E ndjejë veten shumë mirë që ka përfunduar kjo, pasi për 25 vjet e kam pas librarin e tij në shtëpi. E nuk dija se ku është më së miri për me ia dërgu librat. Por, kur erdha këtu dhe mësova për këtë librari, jam shumë rehat që sot janë këtu. E shoh që këtu është vendi ku do duhej të ishin librat”, u shpreh Dervishi.
Po ashtu Dervishi rrëfeu një histori se si At Andre e kishte takuar poetin Fan Noli dhe në çfarë gjendje të mjerueshme e kishte parë.
“At Andre e ka njoft Fan Nolin, dhe kur e ka taku e ka pa shumë të varfër, me harna dhe duke hëngër bukë me ujë e sheqer…i ka lënë krejt të shkruara këto gjëra dhe tash më duhet me gjet dikë që të bëj një storie, e do punojë në atë drejtim”.
Edhe prifti, Fatmir Koliqi tregoi se sa është pasuruar biblioteka “Ernest Koliqi” me koleksionin e këtyre librave.

“Haki Dervishi një atdhetar, një kontribuues i madh në SHBA për cëshjtejn tonë shqiptarë, por edhe një mik i Pater Nargaj, që e ka ruajt bibliotekën e tij dhe si testament që e ka pasur…atëherë në një një kontakt që e kemi pasur me të jam marr vesh që ai t’i sjellë këtu në bibliotekën ‘Ernest Koliqi’, në katedrale.
Sigurisht është një pasuri sepse At Nargaj ka qenë një profesor në universitetet amerikane dhe diku rreth 100 tituj janë libra në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe dhe disa dokumente të tija dhe dorëshkrime të tija të cilat i ka pasur, dhe ato i kemi në arkiv, kurse librat janë të shpërndara nëpër raftet e bibliotekës të cilat mund t’i përdorin lexuesit nga fushat e teologjisë, filozofisë, historisë, etj”, ka thënë Koliqi.

Në mesin e këtij koleksioni librash është dhe një libër me nënshkrimin e Gjergj Fishtës, për të cilin Koliqi tha: “E kemi dhe një libër me nënshkrimin e Gjergj Fishtës që janë lirikat e tij, që është ‘Mrizi i Zanavet dhe vallja e Parrizit’. Këto janë një pasuri për bibliotekën tonë, por edhe njerëzit i shohin në çfarë stili ka shkruar Gjergj Fishta, i cili konsiderohet edhe Homeri jonë shqiptarë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti u mashtrua nga komedianët rus – reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

Popov: Proceset e integrimit evropian të Maqedonisë janë plotësisht të bllokuara nga mosmarrëveshja irracionale me fqinjët tanë

Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së, për anulimin e votave me postë

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?