Amanda Seyfried theksoi se nuk ka në plan të bëjë ndonjë operacion plastik.

Në një intervistë për “Who What Wear”, ajo foli hapur për rutinën e saj dhe pikëpamjet mbi kirurgjinë.


"Kam një dermatologe të mirë që më tha se nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të vendoste Botox në të njëjtin vend për gjithë jetën", tha Seyfried, duke treguar me gisht një vend specifik në ballë.

Gjithashtu, në fillim të këtij viti, Seyfried theksoi se hoqi dorë nga Botox dhe grimi për rolin e Ann Lee në filmin "The Testament of Ann Lee".

"Unë jam aktore dhe është puna ime, ajo që më pëlqen të bëj. Nuk kam domosdoshmërisht nevojë për të gjitha këto në jetën time. Thjesht më pëlqen. Gjërat që dua, mund të sakrifikoj pak, sigurisht që mundem. Çdo ditë pune ka qenë argëtuese", tha ajo.

Ajo foli gjithashtu për rregullat pa grim të regjisores Mona Fastvold për filmin “The Testament of Ann Lee”, shkruan People.

"Nuk munda të bëja Botox për një vit. Ishte një detyrë e vështirë. Kur bëra Botox për herë të parë mendova: 'Kjo është e pabesueshme, sepse rrudh vetullat shumë.' Pastaj gjithçka u rikthye në një mënyrë që ishte absolutisht e nevojshme për të gjithë punën që po bëja", tha ajo. /Telegrafi/