LAJMI I FUNDIT:

Alzheimer – 7 shenjat paralajmëruese të sëmundjes

Alzheimer – 7 shenjat paralajmëruese të sëmundjes

Qëllimi i kësaj liste është që të njoftohet opinioni rreth shenjave të hershme paralajmëruese të një prej sëmundjeve më shkatërruese që i prek njerëzit e moshuar – sëmundja Alzheimer.

Nëse dikush ka disa ose madje shumicën nga simptomat e mëposhtme, kjo nuk do të thotë se ata kanë këtë sëmundje. Në këtë rast, ata duhet të bëjnë një kontroll të detajuar tek një specialist i trajnuar për sëmundjet e lidhura me humbjen e memories (harresën), siç është neurologu ose psikiatri, ose të kontrollet në klinikën e sëmundjeve mendore, me një ekip të zgjeruar ekspertësh, njohës të problemeve me memorien.

Shtatë shenja paralajmëruese të sëmundjes Alzheimer janë, kur personi:


* pyet të njëjtën pyetje disa herë pa pushim.

* përsërit të njëjtën ngjarje, fjalë për fjalë, vazhdimisht.

* harron të gatuajë, ose të bëj riparime të ndryshme, ose të luajë letra – aktivitete tjera të cilat më herët kanë qenë të kryera me lehtësi dhe shumë në rregull.

* kur humb aftësinë për të paguar faturat ose të nxjerr llogarinë nga një grup vlerash të dhëna.

* harron ose humbet në mesin e familjarëve të afërm, ose i vë gabim pajisjet shtëpiake.

* heq dorë nga larja e trupit, ose vesh të njëjtat rroba vazhdimisht, derisa insiston se ata janë pastruar ose rrobat e tij janë ende të pastra.

* mbështetet tek dikush tjetër, siç është bashkëshorti ose të afërmit, për të marrë vendime rreth tij ose për t’u përgjigjur në pyetjet drejtuar tij, të cilat më herët i ka zotëruar vetë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori