LAJMI I FUNDIT:

Alvini, 11 vjeçari shqiptar i cili jeton në kampin ‘Al Hola’ në Siri, është nën kujdesin e “Save the Children”

Alvini, 11 vjeçari shqiptar i cili jeton në kampin ‘Al Hola’ në Siri, është nën kujdesin e “Save the Children”

Vogëlushi shqiptar Alvin Berisha i cili kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik, është bërë kryetitull prej disa ditësh në mediat shqiptare.

Së fundi është raportuar se ISIS ka shfrytëzuar kaosin e pushtimit të Turqisë në Siri për të kapur kontrollin e kampit Al Hola ku po mbahen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë.


Por gazetari Taulant Kopliku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se Alvin i cili gjendet në kampin Al Hola, është marrë nga organizata “Save the Children”.

“Ka që dje që qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal është shqetësuese dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij (fëmijë) atje.

Brenda kampit Al-Hol në Siri ku gjendet Alvini shqiptar - babai thotë se ka humbur kontaktet me të birin pasi është i bllokuar në kampet e ISIS-it
Lexo po ashtu Brenda kampit Al-Hol në Siri ku gjendet Alvini shqiptar - babai thotë se ka humbur kontaktet me të birin pasi është i bllokuar në kampet e ISIS-it

Por fatmirësisht brenda lajmit të keq ka edhe lajme të mira. Në të vërtetë ka pasur përplasje të vazhdueshme në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me armë të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qenë prezentë rregullisht në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Për të hyrë në temë. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e Save The Children në kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me të voglin problem nga ata që po shkruhen në media. Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme të mira. #AlvinNeShtepi”, shkruan Kopliku.

Ndërkaq çifti shqiptar, Afrim dhe Valbona Berisha, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995.

Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri. Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri.

Prej gati 5 vitesh Afrim Berisha është vënë në kërkim të djalit të tij, prej të cilit ka mundur të marr vetëm një letër ku i shkruante se e kishte marrë malli shumë e donte të kthehej në shtëpi.

Gazetarët italianë kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin Al-Hol të Sirisë, vendi ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.

Autoritetet kurde kanë informuar se Valbona Berisha ka mbetur viktimë gjatë bombardimeve të fundit në Siri ku ishte martuar me një xhihadist me të cilin kishte 3 fëmijë të tjerë. Ndërsa Alvin sot 11 vjeç është gjallë e i vetëm në kamp. Ai jeton së bashku me fëmijët e tjerë jetimë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori