Alpinistët nga Kosova arrijnë nesër në vendlindje - Mrika Nikqi e lumtur për ngjitjen në majën më të lartë në Antarktik dhe falënderuese për gjithë mbështetësit

Alpinistja 17-vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi ka shprehur lumturinë për arritjen e saj të madhe në Vinson Massif 4.892 lmb, majën më të lartë të kontinentit të Antarktikut dhe falënderimin për gjithë ata që e mbështetën në këtë arritje.
Mrika së bashku me babanë e saj Arianitin kanë qenë për 21 ditë pjesë e kontinentit të akullt në temperatura -40 C, ku 11 ditë kanë qenë të bllokuar.
Megjithatë, ata në fund kanë arritur të ngjisin majën më të lartë të Antarktikut, Vinson Massif 4.892 Imb, dhe kanë falënderuar të gjitha atë që i ndihmuan për këtë arritje, por edhe për ndihmën për tu zhbllokuar nga Kampi bazë.
Ndryshe, Mrika Nikqi së bashku me babanë e saj Arianitin pritet të kthehen nesër në Kosovë përmes Tiranës.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje: Ndihem shumë e nderuar dhe e lumtur që, duke e përfaqësuar kombin tim, me dt. 16. 12. 2018, ora 21:30, vetëm 10 ditë pasi mbusha 17 vjet, së bashku me partnerin tim të ngjitjeve, babain Arianit Nikqi, e nën udhëheqjen shumë profesionale të kompanisë amerikane Climbing the Seven Summits prirë nga Mike Hamill, arrita të ngjitem në Vinson Massif 4.892 lmb, majen më të lartë të kontinentit të Antarktikut, i njohur si kontinenti i akullt dhe më i thati në rruzullin tokësor.

Nga
Telegrafi
30/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































