LAJMI I FUNDIT:

”Alo Doktor”, 1719 thirrje brenda një jave në Maqedoni

”Alo Doktor”, 1719 thirrje brenda një jave në Maqedoni

Në linjën telfonike të këshillave mjekësore ”Alo doktor” në javën ekaluar ka patur 1719 thirrje telefonike të qytetarëve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 15 shtatori i vitit 2014, kur edhe filloi ky program, e deri më tani, në linjën 02/15123 janë paraqitur 133.470 persona. Linja është e hapur 24 orë, ndërkaq në dispozicion të qytetarëve janë 25 mjekë. Thirrjet mund të bëhen nga të gjithë qytetet e Maqedonisë./Telegrafi/