Çifti i famshëm Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja nuk kanë zbuluar gjininë e fëmijës, ndërsa duken të lumtur që së shpejti do të bekohen me fëmijë.


Këtë e vërteton edhe fotografia e fundit që aktori Saysiman ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory.

Çifti kanë pozuar në krah të njëri-tjetrit, teksa Alemda vinte në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të zi, dhe e ulur në prehërin e bashkëshortit, Abazi dukej mjaft e hareshme dhe e buzëqeshur.

tolga

Ata kanë një karrierë shumë të suksesshme në Turqi, ndërsa së fundmi Almeda vendosi të debutojë edhe si këngëtare.

Tolgahan dhe bukuroshja shqiptare janë gjithashtu të ndjekru nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale. /Telegrafi/