LAJMI I FUNDIT:

Allegri pas humbjes nga Milani: Luajtëm keq teknikisht, duhet të reagojmë

Allegri pas humbjes nga Milani: Luajtëm keq teknikisht, duhet të reagojmë

Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp pas humbjes 2-0 kundër Milanit në San Siro, duke treguar se ndihet i pakënaqur me paraqitjen e ekipit.

Trajneri toskan ka kritikuar skuadrën e tij pas humbjes në derbi ndaj Milanit, por pret të rikthehen dhe të reagojnë nga java e ardhshme.

“Ekipi bëri mirë për 20 minuta, pastaj filluam ta pasonim topin mbrapsht pa asnjë arsye. Dy golat ishin të shmangshëm. Patëm situata të rëndësishme në avantazhin numerik, por bëmë zgjedhje të gabuara dhe në fund paguam një çmim të lartë”, ka thënë fillimisht Allegri pas ndeshjes.


“Ne duhet të reagojmë, kemi një ndeshje të rëndësishme të martën dhe kemi kohë për t’i kthyer gjërat në Serie A. Nuk kemi fituar kurrë dhe duhet ta rregullojmë këtë”.

“Mendoj se kemi luajtur një lojë të keqe teknikisht, veçanërisht në pjesën e dytë. U rrëzuam psikologjikisht, duke bërë shumë gabime”.

“Nuk ka shumë për të thënë, ne vetëm mund të reagojmë, kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve të martën, pastaj derbin e Torinos. Ne bëmë të njëjtat gabime, duke pësuar dy herë, sigurisht që duhet të reagojmë”.

“Besoj se pas 25 minutash filluam ta kthenim topin kur nuk ishte nevoja, ndaj duhet të përmirësohemi. Ne duhet t’i japim fund kësaj situate në një farë mënyre, mirë apo keq. Ne duhet të reagojmë, të fitojmë më shumë sfida, të rikuperojmë energjitë dhe të përpiqemi të fitojmë në Izrael”, përfundoi italiani.

Bardhezinjtë tani kanë humbur dy ndeshje nga nëntë në Serie A dhe janë shtatë pikë prapa liderëve të tabelës, Napolit dhe Atalantës që luajnë sot, kështu që ata mund të ngjiten në +10 pas vetëm nëntë ndeshjesh.

Bianconerët kanë shënuar 12 gola në Serie A këtë sezon, duke pësuar shtatë të tjerë. Javën e ardhshme ata vizitojnë Torinon në Derby Della Mole.

Juventusi nuk ka fituar asnjëherë si mysafir këtë sezon, duke marrë dy barazime kundër Sampdorias dhe Fiorentinës dhe duke humbur ndaj PSG, Monza dhe Milan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori