LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Vetëvendosje e kishte alternativë edhe PDK-në

Aliu: Vetëvendosje e kishte alternativë edhe PDK-në

Alternativë për arritjen e qëllimeve të LVV-së, sipas Fatos Aliut të “Fraksion +”, ishte edhe bashkimi me PDK-në.

Sipas Aliut, kur ata ishin të gatshëm të bashkëpunonin me subjektet e tjera politike, nuk mund të përjashtohej mundësia edhe me PDK-në, duke u bazuar mbi deklaratën e kësaj Lëvizjeje në atë kohën që ishte “Me ose pa PDK-në, do ta formojmë Qeverinë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.


Për këtë opsion të mundshëm ata thonë se e kanë diskutuar disa herë me anëtarët e tjerë të kryesisë.

“Nëse duhet të ulemi me të tjerë, pse jo edhe me PDK-në”, ka thënë Gecaj, në “Rubikon” të KTV-së.