LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Sistemi i ujësjellësit në Deçan nuk është i mbrojtur, rezervuari dhe pusetat janë të qasshme

Aliu: Sistemi i ujësjellësit në Deçan nuk është i mbrojtur, rezervuari dhe pusetat janë të qasshme

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Liburn Aliu ka thënë se sistemi i ujësjellësit në përgjithësi në Kosovë është i brishtë, ndërkaq gypat e ujit dhe pusetat në sistemin e ujësjellësit në Deçan nuk janë të mbrojtura.

Sipas ministrit Aliu, vetëm një vërshim uji do të krijonte situatë të tillë në shumë vende të tjera, njëjtë si në Deçan.


Aliu u shpreh se, “Sistemi i Ujësjellësit KRU “Hidrodrini”, nuk është i mbrojtur”.

“Pusetat janë të qasshme, rezervuari mund të jetë lehtë i qasshme. Klorizimi është bërë në mënyrë manuale. I gjithë sistemi është i brishtë. Nëse e shohim sistemin ne vendin tonë e sidomos në rastin në fjalë duhet ta kemi të qartë që ky sistem të jetë i komprometueshëm, situata të tillë mund të kemi edhe në të ardhmen”, tha Aliu.

“Një vërshim uji mund të krijojë situatë të tillë”, tha Aliu në seancën e Kuvendin të Kosovës.

Aliu tha se menjëherë pas raportimit të rasteve të para, kanë dërguar në terren inspektorët, të cilët në bazë të të dhënave, kanë gjetur se i gjithë sistemi duhet të inspektohet dhe të merren masa.

Sipas tij kjo është një nevojë emergjente.

“Si ministri ne kemi dërguar inspektoratin për ta parë gjendjen e sistemit të ujësjellësit dhe mundësitë eventuale të sistemit të ujësjellësit. Nga ajo që është parë në terren është parë se i gjithë sistemi duhet të inspektohet dhe të merren masa”, tha Aliu.

Ai shtoi se, “kjo pjesë e merr ujin nga bjeshka, nën majën e Gjeravicës, me gypa sillet deri në rezervar. I tërë ky sistem nuk ka leje ujore”.

“Nuk është aplikuar asnjëherë për leje. Sa kemi raste të tilla, investime që i kanë bërë komunat, e për të cilët nuk janë ndjek procedura të rregullta, nuk dihet. Para pesë viteve i është dorëzuar kompanisë regjionale, e as pas dorëzimit nuk është bërë aplikimi për leje ujore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori