LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Jam shumë e kënaqur që sot në Prishtinë edhe burrat marshuan në mbrojtje të drejtave të grave (Video)

Aliu: Jam shumë e kënaqur që sot në Prishtinë edhe burrat marshuan në mbrojtje të drejtave të grave (Video)

Drejtoresha e organizatës “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi”, Luljeta Aliu ka thënë se pjesëmarrja në marshin për të drejtat e grave e një sasie të konsiderueshme të burrave është hap pozitiv.

Aliu, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në marshin protestues ka qenë i kënaqshëm dhe struktura e marshuesve ishte shumë më ndryshe se disa vite më parë.


“Kolektivi më nuk feston por çdo marshon për të avancuar të drejtat e grave. Në Kosovë ka ende nevojë për shumë ndryshime, për më shumë përkrahje edhe nga ana e burrave jo vetëm e grave”.

Drejtoresha e organizatës “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi”, është shprehur shumë e kënaqur me pjesëmarrjen e burrave në marshin e organizuar në Prishtinë për të drejtat e femrave.

“Unë për vete sot isha shumë e kënaqur që një numër i konsiderueshëm i marshuesve ishin edhe burra. Besoj se kjo është një zhvillim tejet pozitiv edhe për shoqërinë tonë pasi po vetëdijesohen edhe djemtë, ku po e shohin se kërkesa për barazi gjinore nuk është për të ndëshkuar burrin e shpërblyer gruan por është kërkesë që të prosperojë shoqëria më shpejtë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Aliu ka thënë se barazia gjinore sjell përfitime për të dyja palët jo vetëm për femrat, pasi sipas saj ndihmon në zhvillimin më të shpejt të shoqërisë.

“Barazia gjinore mundëson një zhvillim më të shpejtë shoqërorë. Kjo është edhe krejt kauza e feminizmit në tersi që nga fillimi i lëvizjeve të veta. Nuk është që gratë kërkojnë të marrin të drejta më shumë se që ju takon ashtu si dhe burrave. Nëse arrihet një barazi është në interes të dyja gjinive, jo vetëm grave”.

Aktivistja e shoqërisë civile ka thënë se gjeneratat e mëhershme të grave kanë bërë punë mjaft të madhe për avancimin e të drejtave të grave, pasi sipas saj, në kohët e mëhershme ka qenë shumë e vështirë të mobilizohen masat për të marshuar në mbështetje të grave.

“Në gjeneratat e mëhershme është bërë një punë shumë e madhe, sepse ka qenë e vështirë të organizohet një marsh për këtë kauzë. Ka pasur prani shumë të vogël të femrave në këto marshe”, tha ndër të tjera Luljeta Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori